Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) refuzoi të premten ankimimin e Forcës së re demokratike në vendimin e këtij institucioni që një mandat në Kuvendin e Komunës së Ulqinit ti jepet Partisë Boshnjake si listë e popullit pakicë.
Forca paralajmëroi që për këtë arsye do të dorëzojë ankimin në Gjykatën kushtetuese të Malit të Zi.
Përndryshe, KSHZ të premten nuk ka shqyrtuar ankimimet e Demokratëve dhe PSD-së, të cilët të enjten u refuzuan nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Ulqin.
Afati ligjor për dorëzimin e ankimimeve në këto raste skadon të shtunën pasdite, kështu që pritet që KSHZ-ja për ato të deklarohet të hënën.