Vëzhguesit e MOGUL-it të cilët bëjnë monitorimin e punës së Gjykatës themelore në Ulqin, sot ishin të pranishëm në gjykimin e iniciuar në bazë të padisë së personit privat Srgjan Kuzman në lidhje me portën me pagesë në hyrje të ishullit Ada. Në gjykim është paraqitur Përfundimi i ekspertit gjyqësorë në lëmin e gjeodezisë ku thuhet që bëhet fjalë për rrugë publike e cila shtrihet përgjatë krejt Ishullit deri tek objektet e NHT “Riviera e Ulqinit”.
Mbasi që u paraqiten provat përfaqësuesi ligjor i kësaj ndërmarrje dha ofertën për ujdi gjyqësore dhe është deklaruar vendimi i menaxhmentit të kompanisë që qytetari i përmendur (paditësi) ka qasje të lirë, gjegjësisht që, siç u tha, “mundet në mes të ditës, apo natës të hyjë dhe të dal”.
Kuzman tha që pret që Gjykata fillimisht të sjell vendimin që ai lirisht mund të hyj në ishull, ndërsa mbas kësaj do ta shqyrtoj ofertën për ujdi jashtëgjyqësore.