Kthesë në negociata: UDSH I BARABARTË NË TAVOLINË

Mehmed ZenkaNegociatat për formimit e pushtetit të ri në Ulqin në të ardhmen do t’i bëjnë katër subjekte politike, mëson Portali Ul-info.

Mbasi që të hënën mbrëma kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka shprehur mospajtimin me trajtimin e partisë së tij si “pjesë e kuotës së PDS-së”, negociatorët e socialistëve të Gjukanoviqit kanë vendosur që kjo parti nacionale shqiptare të jetë pjesëmarrëse e barabartë e procesit të dakordimit.

Pra, së bashku me PDS-në dhe UDSH-në, ditët e ardhshme për platformën politike për formimin e pushtetit të ri lokal dhe ndarjes së funksioneve do të negociojnë edhe drejtuesit e Forcës së re demokratike dhe Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi