Kthesë në rastin “Jadran”: NË SUKË DO TË NDËRTOHET “SERVANTESI”

Hotel Jadran Ulcinj, Hoteli Jadran UlqinFondi “Nedfact”, me kapital shumicë holandez, xhiroja i të cilët vitin e kaluar ishte gati një miliard euro, do të ndërtojë hotel në gadishullin Suka. Së bashku me këtë kompani aksionar do të jetë dhe firma e cila së shpejti do të regjistrohet në Mal të Zi  “Esta capital”, e biznesmenit rus Sergej Stankeviç, mëson Portali Ul-info.

Ato këto ditë folën me funksionarët e Qeverisë së Malit të Zi, kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe qiramarrësit e tokës në Sukë. Sipas informatave tona të besueshme, marrëveshja praktikisht është arritur. Pritet që investimi të jetë rreth 50 milion euro, ndërsa ndërtimi i hotelit, i cili do të zgjas tre vite, të nis në fund të këtij viti. Investitorët duke lexuar historinë e Ulqinit kanë vendosur që hotelin e ri ta quajnë “Servantes”.

Përndryshe, investitorët nga Holanda dhe Rusia kanë theksuar që janë të interesuar për investime tjera në Ulqin, përveç tjerash, edhe për ndërtimin e aeroportit në Shtoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa