Gjykatësi i Gjykatës ekonomike në Podgoricë Milica Popoviq ka shtyrë sot për datën 6 mars seancën e re për rastin e njohur si K1.
Ky vendim është arsyetuar me qëndrimin se në seancën e sotme nuk mund të ishte i pranishëm eksperti financiar Predrag Hajdukoviq.
Në këtë gjykim mbrojtësi i autorizuar i komunës së Ulqinit, avokati Filip Jovoviq, ka theksuar se Gjykata ekonomike në Podgoricë nuk është kompetente për këtë çështje tashmë 30 vjeçare, sepse nuk bëhet fjalë për çështje ekonomiko-ligjore, por që ky gjykim duhet ti delegohet Gjykatës themelore në Ulqin. Me te është pajtuar edhe i autorizuari i dytë i mbrojtjes, avokati Stanko Mariq, i cili mendon që gjykatësi tashmë duhej të sillte vendimin për këtë gjë.
Avokatët ja dorëzuan ankesën me këto vërejte gjykatës para pesë ditësh.
Për këtë arsye shtrohet pyetja se si do të zhvillohet më tej ky proces, në të cilin Atlas grupi kërkon nga komuna e Ulqinit plotë 10,5 milion euro.