Kthesë: NISHANI DHE SHTAJNAKER NUK KALOJNË PËR SHKAK TË PROCEDURËS

kuvendi-komunal-skupstina-opstineKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit nesër nuk do të votojnë për ndarjen e mirënjohjes “qytetarë nderi i Ulqinit” ish ambasadores gjermane në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker dhe kryetarit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishanit, mëson Portali Ul-info.

Nga shërbimi i Kuvendit thonë se propozimet nuk kanë plotësuar kushtet procedurale që të jenë në rend të ditës të mbledhjes.

Siç thuhet, duhet ndryshuar Statuti i komunës, pastaj ndryshimet te dalin në Fletë zyrtare, e në bazë të kësaj të sillet rregullorja se kush, pse dhe për ç’arsye mund të shpallet qytetarë nderi i Ulqinit.

Propozimin që Shtajnakeres t’i ndahet mirënjohja në qershor të vitit të kaluar e dorëzoi Këshilli komunal i PSD-së, ndërsa për Nishanin kryekomunari Nazif Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Kalaja e Ulqinit në hartat më të famshme të botës

Argumentët që Kalaja e Ulqinit është e njohur në të gjithë botën që nga kohërat e lashta dëshmohet nga fakti se ai është në hartën e famshme gjeografike të Klaud Ptolemeut, historianit, gjeografit dhe bibliotekarit