Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, tha se stadiumi në Ulqin do të jetë një nga më të bukurit në rajon dhe se është duke u zhvilluar koordinimi përfundimtar me Federatën e Futbollit të Malit të Zi për detajet.
Siç mëson Portali Ul-info, ky objekt do të ndërtohet në Plazhin e Madh, më saktësisht pas plazhit të njohur „Miami“.
Qeveria e Malit të Zi do të japë mbi 70 mijë metra katrorë tokë për këtë qëllim, në të cilën do të ndërtohet edhe stadiumi ndihmës.
One Response
e vlersojme respekt