Kujt ti besojmë: OT POHON QË MYSAFIRË KA TRE PËR QIND MË SHUMË, GVOZDENOVIQ 20 PËR QIND

Edhe pse ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Branimir Gvozdenoviq të enjten tha që në Ulqin pushojnë 20 për qind më shumë mysafirë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, Organizata turistike vetëm një ditë më vonë ka deklaruar që kjo shifër është shumë më e vogël dhe rritja është modeste prej tre për qind.

Sipas të dhënave të OT, në rivierën e Ulqinit pushojnë 27 mijë mysafirë të regjistruar, nga të cilët shumica qëndrojnë në akomodime private. Vizita shumë më të larta, 27 për qind më mirë se në 2012, shënojnë hotelet, ndërsa kampet 88 për qind.

Hotelierët shpresojnë që vizita e mirë do të vazhdoj edhe gjatë muajit të ardhshëm, sepse, siç thanë, që tani i kanë aranzhimet e rezervuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi