Kult Art 2026: Gjirokastra bashkon artin, traditën dhe artizanatin

Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve, në bashkëpunim me TID Gjirokastra dhe me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër, organizoi edicionin e tetë të ngjarjes tradicionale “Kult Art”, e cila çdo vit mbahet në pazarin karakteristik të qytetit të gurët.

Në këtë manifestim morën pjesë artistë dhe artizanë nga shumë treva shqiptare. Pjesë e këtij eventi dhe e ftuar speciale ishte Herta Toska, violinistja më e mirë në trojet shqiptare, si dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet Tona”, i cili performoi disa valle dhe këngë nga treva e Ulqinit.

Një falënderim u shkon të gjithë pjesëmarrësve, të cilët për dy ditë i dhanë një larmori ngjyrash dhe gjallëri këtë fundjavë qytetit të Gjirokastrës.

Gjithashtu, falënderime për kryetaren e TID Gjirokastër, Alesia Llapaj, dhe Bashkinë e Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi