Kulturë:”Festivali Seanema është ende këtu”

Deklaratë për shtyp.

Edicioni i shtatë i Festivalit të filmit Seanemanis të enjten, më 15 shtator në ora 17:00 me program konkurrues të filmit të shkurtër në Qendrën e Kulturës në Ulqin, ndërsa në mbrëmje në orën 20:00 para Muzeut arkeologjik në Kala shënon hapjen zyrtareme filmit dokumentar “Pajtimi” nga Marija Zidar.

Dokumentari është bashkëprodhim i katër shteteve, të BE-së dhe të rajonit, i mbështetur nga Euroimagesdhe që mban firmën e bashkëprodhueses nga Ulqini, Drita Llolla. Filmin do e prezantojë para publikut ulqinak regjisorja e tij, Marija Zidar, e cila ka punuar thuajse një dekadë në studimin e temës, e më pas regjinë e cila trajton dhe fokusohet te përpjekjet për pajtim pas një konflikti në veri të Shqipërisë në kontekstin e interpretimit edhe të kodit të së drejtës zakonore. Tematika e këtij dokumentaripërbën hyrje në temën e edicionit të këtij viti të quajtur “Unë jam akoma këtu…”Dhe e cila fokusohettek fenomeni i përballjes me të shkuarën dhe tranzicionin, duke e trajtuar përmes nga këndvështrimi sociologjik, kulturor dhe politik.

A duhet t’a shohim të kaluarën si relikë e një realiteti të trashëguar që kërkon të zhvillohet më tej, me gjithë kompleksitetin dhe shtresat që e karakterizojnë? Si e interpretojmë sot traditën, patriarkalizmin dhe rolin e besimit religjioz? A kanë rol teknologjitë e reja në formësimin e normave dhe rregullave të sjelljes?Këto janë disa nga pyetjet që programi filmik shtron për të vijuar diskutimin e hapur mes publikut, aktivistëve si dhe krijuesve artistikë e cila tashmë tradicionalisht ndodh në festivalin Seanema.

Përveç filmit “Pajtimi”, në program gjendet edhe filmi “Motrat” nga Dina Duma i cili shfaqet të premtën më datë 16 shtator në ora 20.00, gjithashtu te Muzeu arkeologjik në Kala. Ky film trajton fenomenin e bullizmit dhe dhunës në hapësirën online përmes përdorimit të teknologjive të reja, si dhe është vlerësuar me çmimin ejurisënë kuadër të programit “East of the West” në festivalin ndërkombëtar “Karlovi Vari”. Ndërkaq, “Pas dimrit” i regjisorit malazez Ivan Bakraç vjen të njëjtën natë dhe në të njëjtin lokacion me fillim në ora 21.30.

Në kuadër të edicionit të shtatë të këtij viti, do ketëedhe program konkurrues të filmave të shkurtër në orët e pasditës me fillim në 16.30 në sallën e Qendrës për kulturë. Programi I filmave me metrazh të shkurtër përfshin, ndër të tjerë, edhe”Pa vend” (“Displaced”) nga Samir Karahoda dhe”The North Pole” nga Marija Apčevska, “Break Off” nga regjisorja Öykü Orhan dhe “Penalty shot” nga regjisori slloven Rok Biček.

Risia e edicionit të këtij viti është bashkëprodhimi i Rrjetit Ballkanik të Filmit të Shkurtër, së bashku me dy festivale të tjera nga rajoni: Bašta Fest ngaBajina Bashta dhe Drim Short Film Fest nga Struga. Qëllimi i këtij rrjeti është edukimi i kineastëve të rinj, si dhe promovimi i filmave me metrazh të shkurtër në rajon, ndërkaq themelimi i tij është mbështetur nga Fondi për Ballkanin Perëndimor. Në punëtorinë “Festival Ready” e cila mbahet në Podgoricë dhe në Ulqin, pesë ekipe pjesëmarrësish do të punojnë me trajnerë nga Mali i Zipër zhvillimin e një strategjie për festivalet dhe mënyrën se si ata do të prezantojnë projektet e tyre pas përfundimit të prodhimit.

Seanema Film Festival këtë vit përkrahet edhe nga Qendra kinematografike e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit, Qendra për Kulturë dhe Organizata Turistike Ulqin, si dhe kompania DAA Montenegro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi