Kumtesë: DELEGACIONI I FORCËS TE EDI RAMA

Nazif Cungu, Edi RamaDelegacioni i FORCËS u takua të premten në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama. Delegacioni përbëhej nga kryetari Nazif Cungu, nënkryetari , si dhe kandidatët për këshilltarë dhe anëtarët Ardijan Mavriq, Sabri Salaj dhe Teuta Mehmedi.

Në takim u diskutuan çështje me rëndësi për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Përfaqësuesit e FORCËS parashtruan një numër çështjesh që kërkojnë angazhim të përbashkët, ndër të cilat:
• Master plani i Ulqinit të shërbejë si model për Velipojën;
• Aeroporti në Gjadër, i cili do të ndikonte pozitivisht edhe për turizmin në Ulqin, sepse është 30 km larg Ulqinit;
• Interesimi i madh i investitorëve në panair të Mynihut për Malin e Zi dhe Shqipërinë, në veçanti për bregdetin e Ulqinit;
• Interesimi i veçantë posaçërisht nga Turqia dhe Arabia Saudite;
• Buna – ura mbi Bunë, mbrojtja e ambientit, thellimi për shkak të vërshimeve, ndalimi i peshkimit ilegal etj.;
• Zgjerimi i kalimit kufitar Muriqan-Sukubinë si dhe mundësia e kalimit për mallra;
• Turizmi, bujqësia, arsimi;
• Bashkëpunimi sa më i ngushtë në kulturë, ku një mundësi janë projektet e përshbashkëta IPA dhe shembull i suksesshëm ai i projektit Marubi.

Kryeministri theksoi se do t’i trajtojë të gjitha çështjet e parashtruara dhe se është i gatshëm për një bashkëpunim më intensiv. Ai gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Shqipërisë, si rezultat i takimit të mëhershëm me Kryetarin e FORCËS, ka hapur me Malin e Zi çështjen e hapjes së kufirit Zogaj-Krajë dhe se kjo çështje është në shqyrtim.
Kryeministri Rama falënderoi për vitizën dhe shprehu nevojën për vazhdim të bisedimeve lidhur me çështjet e hapura sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ulqin 2022/23: PROGRAMI I MANIFESTIMIT „SWEET DECEMBER“
Ulqin 2022/23: PROGRAMI I MANIFESTIMIT „SWEET DECEMBER“

Në Ulqin nga data 15 dhjetor deri më 10 janar organizohet manifestimi “Sweet December”. Emrat e tingullit muzikor, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën malazeze -, Ledri Vula, Klajdi, Alban Skenderaj,

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë
Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë

Stacioni Shëndetësor  në Katërkollë  Ambulanca e parë në vitin 1949  Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep