Grupi i qytetarëve nga Bregdeti, të afërmit e të cilëve ndërruan jetë në Spitalin e Tivarit nga pasojat e koronavirusit, kërkuan nga kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe Ministria e Shëndetësisë që të iniciojnë hetimin e Trupit Nacional Koordinues për Sëmundje Infektive dhe Shtabit të Krizës Mjekësore.
Ato theksuan se është vlerësim zyrtar i ministres së shëndetësisë pas vizitës së Qendrës Covid në Tivar që këtij institucioni i mungojnë kuadrot dhe pajisjet.
“Komshinjtë tonë nga Ulqini u vetorganizuan dhe sollën mjekët nga qendrat tjera të cilët punojnë në ordinancat private. Në 20 ditët e fundit asnjë pacientë nga Ulqini nuk vjen në Spitalin e Tivarit, e gjëja më e rëndësishme është që nuk ka më të vdekur”, thanë qytetarët.