Kumtesë e KF: FILLOJMË PËRGATITJET, PRESIM PAGAT, NUK E JAPIM REXHËN

OtrantiKumtesë për opinion e Klubit të futbollit “Otrant Olimpik”.

Pas një sërë takimesh të udhëheqësish dhe lojtarëve të KF “Otrant Olimpik” me drejtuesit e Komunës së Ulqinit, konkretisht me nënkryetarin Arian Murati, jemi rakorduar që të hënën, në ora 15, të fillojnë përgatitjet për fazën e dytë të garës.

Po ashtu, u arrit marrëveshja që Komuna të shlyejë detyrimet ndaj lojtarëve dhe trajnerëve në ditët e ardhshme.

Në mbledhjen e fundit ishin të pranishëm edhe trajneri i skuadrës Xhemal Kapllanbegu, si dhe kapiteni i klubit Arian Senika, i cili para lojtarëve deklaroi se ato nuk pranojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit Skender Rexhës.

“Dëshirojmë që të vazhdojmë garën dhe bashkëpunimin me Rexhën, sepse ai gjithmonë ishte pranë lojtarëve, klubit dhe tifozëve”, tha Senika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi