Kumtesë e PSD-së: Merita Subashiq – Shabanoviq emërohet Sekretare e Sekretariatit për Kulturë dhe Veprimtari Shoqërore të Komunës së Ulqinit

Partia Socialdemokrate (SDP) mirëpret vendimin për emërimin e Merita Subashiq – Shabanoviq në pozicionin e Sekretares së Sekretariatit për Kulturë dhe Veprimtari Shoqërore. Ne besojmë se zgjedhja e Meritës, si një eksperte me përvojë të pasur në kulturë dhe veprimtari shoqërore, është zgjidhja e duhur për avancimin e sektorit kulturor.
Merita Subashiq – Shabanoviq është pianiste e diplomuar me një karrierë të pasur në skenën muzikore dhe kulturore. Gjatë karrierës së saj, ajo ka treguar përkushtim për zhvillimin e projekteve dhe nismave kulturore që promovojnë diversitetin, përfshirjen dhe kreativitetin. Profesoresha Merita, si njohëse e shkëlqyer e kulturës muzikore, ka nxjerrë nga shkolla e muzikës disa breza talentësh të rinj që kanë marrë pjesë si në gara shtetërore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Angazhimi i saj në institucione dhe projekte të ndryshme kulturore ka sjellë rezultate të rëndësishme dhe ka përmirësuar skenën kulturore të qytetit tonë.
PSD beson se Merita, me punën e saj, do të kontribuojë në forcimin e ofertës kulturore dhe rritjen e qasjes në përmbajtjet kulturore për të gjithë qytetarët. Përvoja dhe ekspertiza e saj do të jenë çelësi në zhvillimin e mëtejshëm të politikave kulturore dhe realizimin e projekteve që do të pasurojnë jetën shoqërore të komunitetit.
“Merita Subashiq – Shabanoviq është zgjedhja e duhur për këtë funksion. Vizioni dhe përkushtimi i saj për zhvillimin e kulturës garantojnë që qyteti ynë do të vazhdojë të përparojë në këtë fushë të rëndësishme,” thuhet në njoftimin e KK PSD Ulqin.
PSD do të vazhdojë të mbështesë të gjitha iniciativat që promovojnë kulturën dhe veprimtaritë shoqërore, duke besuar se investimi në kulturë është investim në të ardhmen e shoqërisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi