FORCA: KUMTESË PER MEDIA

Kryerja e mbikëqyrjes në objekte edhe disa herë në ditë në të njëjtin objekt, me qëllim ndëshkimin e saj, nuk është në përputhje me parimin e parandalimit dhe proporcionalitetit.

Jemi dakord që qëllimi dhe detyra e mbikëqyrjes inspektuese është parandalimi dhe futja e subjekteve në flukset ligjore, megjithatë besojmë se Drejtoria për Çështjet e inspektimit nuk e kupton kuptimin e vërtetë të koncepteve të parandalimit dhe proporcionalitetit.

Përkatësisht, Drejtoria për Çështje të Inspektimit e di shumë mirë se për të eliminuar parregullsitë, inspektorët kanë në dispozicion masa të ndryshme, si: vënien në dukje të parregullsive të konstatuara dhe caktimin e afatit për eliminimin e tyre; urdhëron marrjen e masave dhe veprimeve të duhura brenda afatit që ai cakton.

Për hir të publikut, do të ishte e këshillueshme që Drejtoria për Çështjet e Inspektimit të jepte informacion se sa raste janë trajtuar në mënyrën e mësipërme, përpara se të vendosej gjoba, për arsye se besojmë se gjoba e vendosur ndaj subjektitmbikëqyrjes është masë që shqiptohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe vetëm në rastet kur qëllimi i mbikëqyrjes inspektuese nuk mund të arrihet në mënyrën e lartpërmendur, pra, siç thekson vetë Drejtoria për Çështje të Inspektimit në njoftimin e saj, ndalimi i të gjitha llojeve të biznesit të paligjshëm, qoftë shtypja e ekonomisë gri, puna pa autorizim, punëtorët e padeklaruar etj.

Besojmë se çdo afarist dhe sipërmarrës i ndershëm sigurisht që do të vepronte me ndërgjegje dhe do të eliminonte parregullsitë nëse do të vendoseshin masat që përmendëm më lart.

Në të njëjtën mënyrë, buxheti i shtetit nuk do të duhet të mbushet me gjoba, nga të cilat paguhen edhe inspektorët në mënyrë indirekte, por buxheti i shtetit mbushet me pagesën e tatimit dhe taksave.

Sa i përket Ulqinit,  e dimë se aktualisht në qytetin tonë gjinden 80 inspektorë, pra edhe më së shumë inspektorë në raport me numrin e banorëve, që është absurde, sepse mendojmë se Ulqini nuk është i vetmi qytet ku ka parregullsi. Ky numër i inspektorëve sigurisht që nuk është në Ulqin për hir të parandalimit, por përkundrazi, me synimin për të dënuar sa më shumë sipërmarrës të Ulqinit.

Do të ishte mirë që Drejtoria për Çështje të Inspektimit, kur tashmë jep të dhëna se sa gjoba janë inkasuar, gjegjësisht 93 mijë euro, do të jepte edhe të dhëna se sa janë shqiptuar gjoba, sepse besojmë se kjo e kalon shumën prej 300.000,00 euro që kemi deklaruar në kumtesën e mëparshme e të cilën informatë e kemi marrë nga qytetarët, që numri i gjobave të paguara nuk korrespondon me numrin e gjobave të shqiptuara.

Gjithashtu besojmë se, duke pasur parasysh kushtet ekonomike, sociale dhe mjekësore që kanë prekur vendin tonë, Drejtoria për Çështje të Inspektimit duhet të përpiqet të zbatojë në të ardhmen sa më shumë parimin e proporcionalitetit, sepse ndëshkimi pa kriter dhe jo proporcional do t’i detyrojë afaristët/sipërmarrësit t’i mbyllin objektet dhe t‘i çojnë deri në falimentim, që sigurisht nuk do të kontribuojë në buxhetin e shtetit.

Në fund e informojmë opinionin e gjerë se nuk jemi për mosrespektimin e ligjeve dhe mos vendosjen e rregullit në sipërmarrje, por besojmë se qasja dhe mënyra e zgjidhjes së këtyre problemeve nga Drejtoria për Çështje të Inspektimit është e gabuar.

Forca e Re Demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë