Pushteti lokal nuk ndalet së befasuari në mënyrë të pakëndshme qytetarët e Ulqinit, e tani, për fat të keq, kanë filluar ti befasojnë në mënyrë të pakëndshme edhe turistët. Thjesht është e pakuptueshme që, si u stabilizua moti dhe filluan të vijnë mysafirët e parë, në qytet u ndal furnizimi normal me ujë.
Është e çuditshme që një qytet si Ulqini i cili qëndron mbi ujë është kyçur në Ujësjellësin regjional i cili, në njëfar mënyre, ishte garant që gjatë sezonit turistik nuk do të ketë asnjëfarë mungesash të ujit.
Megjithatë, jemi dëshmitar, uji është ndalur dhe në disa pjesë të qytetit nuk kishte me nga dhjetë orë, e opinioni publik nuk ishte i informuar për arsyet. Çfarë do që të jetë arsye e mungesës së ujit, pushteti lokal duhet ta rregulloj menjëherë dhe nuk duhet të lejoj që problemi i njëjtë të përsëritet prapë. Askush nuk guxon të sillet kaq me arrogancë me popullin dhe imazhin turistik të qytetit dhe me pritshmërinë e qytetarëve të cilët shpresën e vetme për progres e shohin në këto muajtë e verës.
Është me rëndësi të ceket që borxhet ndaj ‘Vodakom-it’ nuk janë asnjëfarë arsyetimit. Është e vërtet që arka lokale është bosh, por është e vërtet akoma më e madhe që kjo elitë politike e cila udhëheq qytetin ka heshtur derisa në ‘Ndërmarrjen komunale’ janë bërë keqpërdorime të mëdha para zgjedhjeve parlamentare. Kjo do të thotë që qytetarët e Ulqinit nuk guxojnë të pranojnë argumentimin e cila arsyetohet me krizën financiare apo me borxhet e mëdha, sepse edhe ato kanë kontribuar që të jetë kjo gjendje, sidomos disa që janë të gatshëm të sakrifikojnë sezonin turistik, por edhe të gjithë qytetin vetëm që të rrinë edhe një kohë në pushtet.
Qytetarët e Ulqinit dhe turistët e tyre gjithsesi kanë merituar më shumë dhe për këtë arsye Partia Pozitive kërkon që, nëse problemet me furnizim me ujë prapë paraqiten, përgjegjësit të njihen vet dhe të japin dorëheqje të parevokueshme, përfundon në kumtesën për opinion anëtari i Këshillit qendror të Malit të Zi Pozitiv Safet Beci.