Prishtina është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia”. Klubi i kryeqytetit të Kosovës arriti të mundë në finalen e Vlorës, Flamurtarin me rezultatin 8-7 nga pika e bardhë.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Federali humbi nga Flamurtari i Vlorës me rezultatin 2:0. Edhe pse eksperienca dhe kualiteti ishin në anën e futbollistëve nga Vlora, të cilët garojnë në Superligën e Shqipërisë, futbollistët nga Ulqini, përkundër humbjes, zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë.
Në gjysmëfinalen e dytë, Prishtina mundi pas goditjeve nga pika e bardhë Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 4:2.