Ulqinakja Sulltana Lamoviq, e lindur në vitin 1928, është anëtarja më e vjetër e Partisë demokratike të socialistëve.
Kjo Ulqinake 87 vjeçare është nëna e anëtarit të Këshillit komunal të PDS-së Shefki-Keko Lamoviq, dhe gjyshja e Arianit, i cili është këshilltar i Parlamentit lokal dhe anëtar i Këshillit ekzekutiv të PDS-së në Ulqin.
Kjo do të thotë se në partinë e kryeministrit Millo Gjukanoviq janë tre gjenerata nga familja Lamoviq nga Ulqini.