Tre deputet në Kuvendin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Millosh Konatar dhe Nik Gjeloshaj do të dorëzojnë sot në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për formimin e klubit të deputetëve Alternativa-URA.
Gjeloshaj e lëshoi dje Klubin e partive shqiptare (FORCA, AA), IQK dhe LP.
Ai tha se në krye të klubit të ri Alternativa-URA do të jetë deputeti Dritan Abazoviq.
“Edhe pse në mes nesh ka dallime politike, kemi shumë gjëra të përbashkëta, sidomos hapësirë për promovimin e Shqiptarëve dhe të pjesëmarrjes së tyre në të gjithë sferat e shoqërisë, sepse Dritani ka bërë shumë që paragjykimet të cilët ekzistojnë ndaj Shqiptarëve dhe të cilat vërtetohen me hulumtimet e ndryshme në masë të madhe të shemben dhe unë e respektoj këtë. Besoj në shtetin qytetar, ku nuk ka paragjykime dhe me zgjidhje konkrete mund ta vërtetojmë këtë”, shtoi Gjeloshaj.