Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Milazim Mustafa ka deklaruar sot që Kolegjiumi i Parlamentit i dha afat kryetarit të komunës Nazif Cungut që deri të hënën, me 23 dhjetor, të dorëzoj kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. „Në atë mbledhje do të pruhen vendimet për caktimin e numrit të këshilltarëve në përbërjen e ardhshme të KK të Ulqinit dhe për financimin e zgjedhjeve lokale“, tha Mustafa në konferencën për gazetar.
Ai theksoi që në të kundërt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit do ta thërrasin këshilltarët me nënshkrimet e veta, si dhe që në të do të përcaktohet dhe përgjegjësia e kryetarit të komunës. I pyetur a mund të pritet në atë rast dhe shkarkimi i Cungut, Mustafa u përgjigj: „Nuk e di. Çdo gjë është e mundur“.
Sipas fjalëve të tija, sjellja e këtyre vendime është e nevojshme në mënyrë që mos të ndodh që i gjithë procesi zgjedhor të ketë hije dyshimi. „Por ndoshta dikujt i konvenon pikërisht kjo“, shtoi Mustafa duke pohuar që ai që me 2 dhjetor i ka kërkuar urgjentisht Cungut që të thërras Kuvendin e jashtëzakonshëm.