Kuvendi i aksionarëve të “Rivierës së Ulqinit”: PRANOHET KONTRATA ME “KARISMEN”

Skupstina akcionaraKuvendi i aksionarëve të Ndërmarrjes hotelerike – turistike “Riviera e Ulqinit” ka miratuar të marten Vendimin për qiradhënien afatgjate të një pjese të pronës – objekteve të ndërmarrjes dhe kanë dhënë pëlqimin për Kontratën për qiramarrje të kompleksit të NHT Riviera e Ulqinit SHA Ulqin nga ana e kompanisë “Karisma”.

Kundër këtyre vendimeve votuan aksionarët pakicë, të cilët theksuan se bëhet fjalë për akte të paligjshme, të dëmshme dhe jotransparente juridike.

Drejtori ekzekutiv i “Rivierës” Radomir – Mikan Zec tha se shpreson që aranzhmani me Karismen mund të jetë i mire për Ulqin dhe Malin e Zi. “Qeveria e Malit të Zi ka përgjegjësi të madhe në këtë proces, veçanërisht duke pas parasysh privatizimet e këqija në Ulqin”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi