Kuvendi i jashtëzakonshëm i “Rivierës së Ulqinit”: VENDOSIN PËR KONTRATËN ME “KARISMEN”

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijeraKëshilli i drejtorëve të Ndërmarrjes hotelerike – turistike “Riviera e Ulqinit” ka caktuar Kuvendin e jashtëzakonshëm të aksionarëve të kësaj kompani për 31 tetorin e këtij viti, shkruan “Pobjeda”.

Në rend të ditës janë dy pika: 1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për qiradhënien afatgjate të një pjese të pronës dhe të objekteve të kësaj kompanie nga Ulqini dhe 2. Dhënia e pëlqimit në kontratën për qiradhënie konzorciumit Karisma Hotels & Resort.

Qeveria ka vendosur që një pjesë të “Rivierës së Ulqinit” ta jap me qira 30 vjeçare konsorciumit Karisma, e cila ishte ofertuesi i vetëm në tenderin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…