Të premten, me iniciativë të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Klubit të Futbollit “Otrant Olympik”.
U zgjodh Bordi i ri Drejtues i skuadrës së Ulqinit. Kryetar i klubit u zgjodh punëtori i dalluar i sportit Skender Rexha, ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Arian Murati.
Funksionin e drejtorit sportiv do ta kryejë Valmir Pereziq, drejtor teknik do të jetë Damir Karastanoviq, ndërsa sekretar Selim Gorana.