Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti thirri për të enjten mbledhjen e radhës, mëson Portali Ul-info.
Në rend të ditës do të jenë dy vendime të cilat më herët i solli kryekomunari Fatmir Gjeka: plani për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe ndryshimet dhe plotësimet e Planit detaj urbanistik Fusha e Ulqinit.
Po ashtu është paraparë që të bëhet verifikimi i dorëheqjes të cilën të mërkurën e dha kryetari i Komunës.
Të hënën, në mbledhjen e liderëve të anëtarëve të pushtetit të ri lokal, është dakorduar që të enjten të jap dorëheqje edhe shefi i Parlamentit.