Kuvendi lokal të mërkurën miratoi buxhetin e Komunës për vitin e ardhshëm në vlerë prej 17,76 milionë euro.
Ky është buxheti më i madh në historinë e Ulqinit dhe pak më shumë se gjysma e mjeteve janë buxheti kapital.
„Pra, bëhet fjalë për një buxhet zhvillimor që dëshmon qartë se në të cilën rrugë po shkojmë dhe cili është vizioni ynë për zhvillimin e Ulqinit”, tha kryetari i Komunës Omer Bajraktari.