Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq lajmëron që mbledhja e Katërt e Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit e thirur me datë 28.07.2022 , është shtyrë dhe do të mbahet me datë29.07.2022. (e premte) me fillim në ora14:00.
Siç mëson Portali Ul-info, këshilltarët do të shprehin mendimin e tyre edhe për rebalansin e buxhetit të Komunës, për të cilin është siguruar pëlqimi nga Ministria e Financave.
Buxheti i rinovuar do të jetë pak më shumë se 12 milionë euro dhe do të mundësojë funksionimin e pushtetit lokal pasi kryetari Omer Bajraktari solli një rregullore të re për organizimin e punës.