Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila filloi punë me 29 maj, u vazhdua të hënën.
U miratuan përfundimet rreth rastit K-1, si dhe vendimet për kompensimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore dhe vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale.
Këshilltarët njëzëri votuan edhe për tre vendimet lidhur me funksionimin e SH.P.K. „Parking Servisi“.
Në rend të ditës së mbledhjes, e cila, siç u paralajmërua, do të vazhdojë të enjten, janë edhe 14 pika.