Parlamenti lokal në Ulqin miratoi të hënën Vendimin për Shpalljen e Kripores Park të Natyrës.
Në vendim thuhet se Komuna e Ulqinit do të themelojë shoqërinë ekonomike të cilës nga viti i ardhshëm do të ja besojë administrimin e kësaj zone të mbrojtur.
Komisioni Evropian në Raportin e fundit të progresit ftoi Komunën që të miratojë dokumentin për mbrojtjen e kësaj zone.