Kuvendi i komunës: PËRFUNDIMET NGA SEANCA E MBAJTUR TË MARTEN

Lajmërim për media 

Me datë 17.12.2024. është mbajtur mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt, me pikën e rendit të ditës Niveli i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm “Blažo Orlandić” – Tivar. Mbledhjen e hapi kryetarja e Kuvendit znj. Ivana Popoviq, e cila theksoi se ajo po e udhëheq këtë mbledhje me një barrë të veçantë në zemër, dhe se përveç faktit që Drita ishte gruaja e kolegut tonë këshilltarit, ajo ishte edhe kolegja e saj nga kopshti i fëmijëve për vite me radhë. Si Kryetare e Kuvendit, por mbi të gjitha si grua dhe anëtare e këtij komuniteti, ajo theksoi se ndjen një përgjegjësi të thellë për të mos heshtim për gjëra të tilla.

Në diskutim për këtë pikë të rendit të ditës morën pjesë Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu Sekretarja e Sekretariatit për kulturë dhe veprimtari shoqërore Merita Subashiq Shabanović, përfaqësues të OJQ-ve Hatixhe Nelaj dhe Hatixhe Gjoni, Dr. Milan Roloviq si përfaqësues i Spitalit të Përgjithshëm “Blažo Orlandić” –  Tivar, Arben Tafiq, vëllai i të ndjerës Dritës – Ejub Zatoviq, Nela Milloviq, Asllan Llunji, përfaqësuesja e OJQ-së Leze Lazari, Driton Salaj dhe Ilmira Lika.

Në mbledhje u sollën këto përfundime:

  1. Është më se i nevojshëm përmirësimi i nivelit të shërbimeve shëndetësore të Spitalit të Përgjithshëm në Tivar.
  2. Është e nevojshme që tu mundësohet pacientëve nga Ulqini lëshimi i udhëzimeve nga institucionet shëndetësore nga kujdesi shëndetësor primarë që do të jenë të vlefshme për trajtim në një institucion shëndetësor sipas zgjedhjes së tyre në territorin e Malit të Zi, pa procedura dhe kufizime shtesë.
  3. Familjes ti dorëzohen raportet dhe rezultatet e hetimeve të kryera nga komisionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. Spitali i Përgjithshëm i Tivarit duhet ti paraqesë Komunës së Ulqinit raportet e punës për vitin 2023. dhe 2024. dhe të krijojë një praktikë të paraqitjes së raporteve në bazë vjetore.
  5. I rekomandohet Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa konkrete të përgjegjësisë ndaj drejtuesve të Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit.
  6. Ministritë kompetente duhet të intensifikojnë aktivitetet me qillim të zbatimit të projekteve të propozuara për përmirësimin e gjendjes së maternitetit.
  7. Këshilltarët janë unanim në mendimin e tyre mbi nevojën e ndërtimit të një spitali në Ulqin.

Me këto përfundime do të njoftohen ministritë kompetente si dhe Spitali i Përgjithshëm në Tivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi