Magjistri i juridikut Ardit Ceka do të jetë sekretari i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Ai në këtë funksion do të zgjidhet në mbledhjen e parlamentit lokal e cila do të mbahet të mërkurën, me 11 korrik.
Përndryshe, Ceka në këtë vend do të zëvendësojë Pranvera Suliqin, e cila do të kalojë në funksionin e sekretares së Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore.