Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në pajtim me Vendimin për formimin e trupave punues të Kuvendit (“Fletorja zyrtare e Malit të Zi – dispozitat e komunave”, nr. 01/21 dhe 20/24), shpall
THIRRJE PUBLIKE
për emërimin e anëtarëve të Këshillit për parashtresa, ankesa dhe të drejtat e personave me invaliditet nga radhët e qytetarëve dhe punëtorëve profesionistë
- Për Këshillin
Këshilli për parashtresa, ankesa dhe të drejtat e personave me invaliditet ka për detyrë të shqyrtojë parashtresat dhe ankesat e qytetarëve të dërguara në Kuvend, të propozojë masa për zgjidhjen e tyre dhe të informojë parashtruesin për rezultatin. Gjithashtu, Këshilli shqyrton çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për krijimin e kushteve për një angazhim të organizuar dhe cilësor dhe ndërmarrjen e aktiviteteve përtë ndihmuar personat me invaliditet, si dhe ngritjen e standardeve në cilësinë e jetës dhe punës së tyre.
Këshilli ka kryetarin dhe 4 anëtarë, prej të cilëve një anëtar është nga radhët e qytetarëve dhe një anëtar nga radhët e punëtorëve profesionistë dhe shkencorë nga fusha e të drejtave të personave me invaliditet.
- Ftesë për aplikim
Ftojmë të gjithë qytetarër e interesuar, profesionistët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cilët merren me të drejtat e personave me invaliditet, mbrojtjen sociale ose fusha të ngjashme që të aplikojnë për emërim e anëtarëve të Këshillit.
- Kriteret për aplikim
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Arsimimi dhe përvoja: Arsimimi përkatës dhe përvoja profesionale nga fusha e të drejtave të personave me invaliditet, mbrojtjen sociale, të drejtat e qytetarëve ose fusha të ngjashme.
- Kompetencat: Njohje e dispozitave dhe politikave ligjore në lidhje me të drejtat e personave me invaliditet, si dhe përvojë në punën me institucione, organizatat ose projektet që merren me këto çështje.
- Dokumentacioni: CV me detaje të arsimit dhe përvojës së punës, letër motivuese, si dhe informacione kontakti.
- Afati për aplikim
- Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre jo më vonë se data 10.12.2024. Aplikimet mund të dorëzohen me e-mail në adresën parlament@ul-gov.me ose me postë Kuvendit të Komunës së Ulqinit në adresën: Blvd. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn 85360 Ulqin.
- Përzgjedhja dhe emërimi
- Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Këshilli për zgjedhje dhe emërime, i cili do të kryejë një analizë të detajuar në përputhje me kriteret e përcaktuara. Pas kësaj, Këshilli do t’i propozojë Kuvendit të Komunës së Ulqinit kandidatët për emërim.
- Kontakti
Për informacione dhe pyetje shtesë mund të telefononi në numrin 030 412 456 ose në e-mail parlament@ul-gov.me.
Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në pajtim me Vendimin për formimin e trupave punues të Kuvendit (“Fletorja zyrtare e Malit të Zi – dispozitat e komunave”, nr. 01/21 dhe 20/24), shpall
THIRRJE PUBLIKE
për emërimin e anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale
- Për Këshillin
Këshilli për Mbrojtjen e Mjedisit, Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe Jomateriale ka për detyrë të shqyrtojë propozim vendimet dhe aktete tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit, ajrit, natyrës dhe të mirave natyrore, mbrojtjen nga zhurmat dhe përcjelljen e aktiviteteve për parandalimin dhe largimin e pasojave të dëmshme që rrezikojnë mjedisin. Gjithashtu, Këshilli shqyrton planet dhe programet në fushën e kulturës, çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen, funksionimin dhe zhvillimin e shërbimeve publike në fushën e kulturës, shqyrton çështjet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në zonën e komunës si dhe çështje të tjera në atë fushë.
Këshilli ka kryetarin dhe 4 anëtarë, prej të cilëve një anëtar është nga radhët e punëtorëve shkencor dhe profesional dhe një anëtar është përfaqësues i organizatave joqeveritare nga kjo fushë.
- Ftesë për aplikim
- Ftojmë të gjithë punëtorët e interesuar shkencorë dhe profesionistë me përvojë dhe kualifikime përkatëse nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, politikave mjedisore, menaxhimit të burimeve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngjashme të aplikojnë për emërim si anëtar i Këshillit.
- Ftohen organizatat joqeveritare që veprojnë në territorin e komunës së Ulqinit dhe që merren me mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore apo fusha të ngjashme që të propozojnë kandidatin e tyre për anëtar të Këshillit.
- Kriteret për aplikim
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Arsimimi dhe përvoja: Arsimimi përkatës dhe përvoja profesionale në mbrojtjen e mjedisit, politikat mjedisore, menaxhimin e burimeve natyrore, trashëgiminë kulturore ose fusha të ngjashme, duke përfshirë punën në projekte, kërkime ose konsultime.
- Kompetencat: Njohje e dispozitave dhe politikave ligjore në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.
- Dokumentacioni: CV me detaje të arsimit dhe përvojës së punës, letër motivuese, si dhe informacione kontakti (për personat fizikë).
- Organizatat joqeveritare janë të detyruara të dorëzojnë biografinë e kandidatit dhe dëshminë e përvojës në fushat përkatëse, së bashku me një letër motivuese që konfirmon nominimin (OJQ).
- Afati për aplikim
Kandidatët e interesuar dhe organizatat joqeveritare duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre jo më vonë se data 10.12.2024. Aplikimet mund të dorëzohen me e-mail në adresën parlament@ul-gov.meose me postë Kuvendittë Komunës së Ulqinit në adresën: Blvd. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn 85360 Ulqin.
- Përzgjedhja dhe emërimi
Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Këshilli për zgjedhjedhe emërime, i cili do të kryejë një analizë të detajuar në përputhje me kriteret e përcaktuara. Pas kësaj, Këshilli do t’i propozojë Kuvendittë Komunës së Ulqinit kandidatët për emërim.
- Kontakti
Për informacione dhe pyetje shtesë mund të telefononi në numrin 030 412 456 ose në e-mail parlament@ul-gov.me.
Ju falenderojmë për interesimin dhe presim aplikimet tuaja.
Kuvendi i Komunës së Ulqinit