Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mërkurën kanë miratuar vendimin për emërimin e Trupave Punues.
Vendimi për verifikimin e vendimit të ish kryetarit të Komunës për buxhetin për vitin vijues, do të sillet pasi që këshilltarëve ti dorëzohet materiali i nevojshëm.
“Bëhet fjalë për vendimin më të rëndësishëm të cilin e sjell Parlamenti lokal, buxhetin i cili është i projektuar në më shumë se 15 milion euro, prandaj mire do të ishte të dijmë se çfarë miratojmë”, thanë nga opozita.








