Kuvendi i Malit të Zi: BAROVIQ KOT SHPALL TENDERAT PËR KRIPORE

Solana“Sipas Ligjit për marrëdhëniet pronësore – ligjore të tokës e cila është në proces privatizim, e për të cilën nuk është paguar çmimi i tregut, është pronë shtetërore”, tha në Kuvendin e Malit të Zi deputeti i Partisë socialiste popullore Velizar Kallugjeroviq.

Ai duke folur për rastin e Kripores tha që Këshilli për privatizim nuk e dha vendimin që janë paguar 15 milion metër katrorë të saj dhe shtoj që kjo është pronë e shtetit të Malit të Zi.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapic tha  që kjo çështje me të vërtet është zgjidhur me ligjin e përmendur dhe që për këtë duhet të kujdeset Mbrojtësi i të drejtave pronësore të Malit të Zi.

Kryeministri Millo Gjukanoviq tha që edhe Parlamenti edhe Qeveria e kanë ndaluar atë veprim duke siguruar që toka e cila është e dedikuar për punë të Kripores të lihet si tokë bujqësore. “Kështu që nuk ekzistojnë as mundësi teorike që të realizohen përfitimet. Nuk e kundërshtoj që kishte kësi lloj idesh, por ne vendosëm që kjo hapësirë të mbaj atë qëllim të cilin e kishte që prej formimit të Kripores”, tha Gjukanoviq.

Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq e ka akuzuar Qeverinë që e ka sjell këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin në prag të shkatërrimit dhe ka lejuar që ajo të blihet në bursë për më pak se një milion euro. “Mbas kësaj është tentuar të bëhet grabitja më e madhe në histori të Malit të Zi dhe që kjo ndërmarrje dhe tokë të shitet për 250 milion euro”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi