Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi duhen nesër të deklarohen mbi Propozimin e Ligjit për ullishtari të cilin e propozoi Qeveria e Malit të Zi.
Deputetët e opozitës, edhe disa përfaqësues të koalicionit qeverisës, ashpër i janë kundërvënë qëllimit të ministrit të bujqësisë Petar Ivanoviq që me këtë akt juridik nuk mbrohet prodhimi vendas, sidomos Valdanosi, si sinonim i ullishtarisë.
Sidomos për arsye se në ligjin në fuqi ekziston dispozita që ky lokalitet është në mbrojtje të veçantë të shtetit, si dhe për arsye që këtë e kërkuan të gjithë shoqatat e ullishtarëve. Ministri është përgjigjur se padyshim Valdanosi duhet të mbrohet, por që kjo duhet të bëhet me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e natyrës.
Disa deputet të opozitës kanë thënë që për shkak të karakteristikave të jashtëzakonshme për Valdanosi në Kuvendin e Malit të Zi duhet të sillet ligji i veçantë.