Deputeti i Malit të Zi Pozitiv dhe Anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe emigrantë, Dritan Abazoviq merr pjesë në konferencën “Kontributi i parlamentit në zgjerimin e NATO-s” e cila mbahet në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnus.
Konferencën e organizon parlamenti lituanes Seimas me rastin e dhjetëvjetorit të anëtarësimit të këtij shtet në Nato.
“Në konferencë, në kuadër të dy sesioneve do të flitet për perspektivat dhe implikimet e zgjerimit të mundshëm të NATO-s për shkak të sfidave të reja të sigurisë, si dhe për shtetet evropiane dhe rrugën e tyre kah integrimet euroatlantike mbas luftës së ftohtë”, është lajmëruar nga MZ Pozitiv.