Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq i uroi banorëve dhe udhëheqësisë lokale Ditën e Komunës së Ulqinit.
“Kalaja e Ulqinit për shumë shekuj dëshmon për historinë e stuhishme të këtij vendi dhe të banorëve të cilët i rezistuan të gjithë sfidave të kohës së vjetër dhe të re. Ulqini sot është vend i preferuar i vizitorëve me interesime të ndryshme nga e tërë bota, të cilët në te shohin para së gjithash mikpritjen tradicionale.
Pres që me angazhim të përbashkët të udhëheqësisë lokale dhe të administratës shtetërore, periudha para nesh të shfrytëzohet për zhvillim dhe përparim të shpejtuar në turizëm, kulturë dhe bujqësi, për të mirë të Ulqinit dhe tërë Malit të Zi”, tha Brajoviq.