Këshilli për legjislacion i Kuvendit të Malit të Zi solli dje vendimin që këshillat nacional të pakicave të jenë kompetentë për caktimin e datave të cilat mund të shpallen për festa nacionale të pakicave.
Për propozimin e tyre pëlqimin duhet ta jap Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave.
Sipas projekt ligjit për shfaqjen publike të simboleve kombëtare, ato nuk mund të përdoren në ndërtesat dhe hapësirat e organeve qendrore shtetërore.