Në rendin e ditës të seancës vijuese të Kuvendit të Malit të Zi është edhe miratimi i përfundimeve rreth gjendjes në Kripore, të cilën kah mesi i prillit e ka propozuar Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet.
Por, meqë tani është e qartë që këtë vit nuk do të ketë grumbullim të kripës, përfundimet e propozuara mbas tre muajsh gati e kanë humbur kuptimin. Sepse, të gjithë ato ishin praktikisht të drejtuara kah përpjekja për inicimin e prodhimit të kripës, si dhe në lidhjen e eksperiencës së punës dhe pagesën e rrogave ish punëtorëve.
Tani është e nevojshme që të paktën të plotësohet pika e parë e përfundimeve: të apelohet në Elektroekonominë e Malit të Zi që të kyç rrymën në këtë ndërmarrje në mënyrë që të largohet uji i ëmbël nga basenet dhe të mbushen me ujë të detit në mënyrë që Kriporja të mos bëhet çerdhe e mushkonjave. Në këtë mënyrë pjesërisht do të ruhet balanca ekologjike në tërë këtë hapësirë.