Kryetari i Klubit të këshilltarëve të partive shqiptare, Iniciativës qytetare kroate dhe Partisë Liberale Genci Nimanbegu do të pyes nesër në Kuvendin e Malit të Zi kryeministrin Millo Gjukanoviq çfarë ka bërë Qeveria e Malit të Zi deri tani dhe a planifikon të ndërmarr aksione të reja në rastin e privatizimit të pasuksesshëm të Kripores në Ulqin.
“Cilat masa janë të mundshme nga ana e Qeverisë në mënyrë që të përfundojë agonia e punëtorëve të Kripores dhe që të iniciohet prodhimi i sivjetmë i cili është në pikëpyetje për shkak të një sërë hapash disavjeçare të udhëheqësisë të cilët rezultuan me devastimin e plotë të kësaj hapësire? A mendoni që borxhi prej 22.000 euro për rrymë është aq i madh që EEMZ (në pronësi shumicë shtetërore) nuk mund të gjejë mënyrë të kyç rrymën elektrike në mënyrë që të nis heqja e ujit të ëmbël nga zona e Kripores dhe të nis mbushja me ujë të detit?”, do të pyes Nimanbegu kryeministrin e Malit të Zi.