Kumtesa e djeshme e Forcës së re demokratike ka shkaktuar debat të madh në Kuvendin e Malit të Zi. Sidomos në mënyrë emotive ka reaguar nënkryetari i Parlamentit Branko Radulloviq sepse në kumtesën e përmendur theksohet që ai “ka kërkuar dënimin e tifozëve të përfaqësueses shqiptare të cilët kanë festuar të martën në mbrëmje në Ulqin, Plavë dhe Tuz. “Kjo iniciativë është krejtësisht diskriminuese dhe kërcënuese ndaj popullatës autoktone shqiptare në Mal të Zi dhe fut atmosferën e frikës dhe pasigurisë”, thuhet, përveç të tjerash, në kumtesën e Forcës.
Radulloviq tha që bëhet fjalë për gënjeshtër të tmerrshme dhe keqdashje ndaj tij. Ai kërkoi që për këtë të reagoi edhe prokurori i lartë shtetëror, sepse, siç shtoi, ai flet për mbrojtjen e harmonisë ndëretnike, të Malit të Zi multikonfesional dhe integritetit të shtetit.
Nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu, siç transmeton “Vijesti”, i kërkoi falje Radulloviqit për shkak të kumtesës duke thënë që ajo është shkruar pa konsultim me të.