Privatizimi i Kripores ishte i pasuksesshëm. Qeveria e Malit të Zi dhe Këshilli për privatizim duhet të shohin mundësin e kthimit të paketës shumicë të aksioneve të kësaj ndërmarrje shtetit me barazim, njëzëri është vendosur në mbledhjen e Komisionit për përcjelljen dhe kontrollin e privatizimit të Kuvendit të Malit të Zi.
Komisioni i ka propozuar Fondit investues-zhvillimor ti jap ndihmë Sindikatës së Kripores, e cila është e vetmja që është lajmëruar në tender për qiramarrje të kësaj ndërmarrje në mënyrë që të nis prodhimin. Është ftuar dhe Elektroekonomia që ti kyç rrymën Kripores, ndërsa Qeveria dhe administrata e kompanisë duhet të shohin mundësinë e lidhjes së eksperiencës së punës (stazhit) punëtorëve dhe pagesën e pagave të prapambetura.
Prokurorit të lartë shtetëror është propozuar që të rishikojë punën e ndërmarrjes prej momentit që drejtimin e Kripores e morri Eurofondi.