Këshilli parlamentar për ekonomi ka miratuar sot njëzëri përfundimet lidhur me situatën aktuale në Kripore.
Parashtruesi i iniciativës për seancë dëgjimore konsultative Srgjan Milliq (PSP) ka thënë që ia ka dërguar shkresën Elektroekonomisë së Malit të Zi (EEMZ), duke theksuar që është e pabesueshme që ndërmarrja të cilës i kanë borxh 220 milion euro të insistojë që Kriporja ti paguaj 20.000 euro në mënyrë që ti kyçin rrymën. “Sa i përket përfundimeve, Kuvendi fton EEMZ t’ia lëshoj rrymën Kripores, e cila detyrohet të paguaj borxhin mbas nisjes së prodhimit. Kërkojmë lidhjen e stazhit të punës dhe pagesën e pagave të prapa mbetura punëtorëve. Po ashtu, nga Qeveria, komuna e Ulqinit dhe Fondi investues zhvillimor kërkohet sigurimi i kushteve për inicimin e prodhimit, si dhe që komuna ose shteti të shesin ndonjë pronë tjetër adekuat, pra jo pronën e Kripores, me qëllim nisjen e veprimtarisë parësore – prodhimin e kripës. Rryma deri sot në mëngjes nuk i është lëshuar Kripores, çka tregon se sa seriozisht e përjeton dikush këtë me çfarë merremi”, tha Milliq.
Milliq tha që në përfundime nuk ka segmentim dhe që qëndrimin për këtë çështje veç e kanë treguar duke votuar kundër ndryshimit të Planit hapësinor për Kripore.