Diskutimi i djeshëm në Kuvendin e Malit të Zi rreth Kripores ka treguar që në Qeverinë malazeze nuk ka gatishmëri të qartë që të ruhet veprimtaria kryesore e Kripores – prodhimi i kripës. Në pyetjet e deputetëve nga Ulqini, Genci Nimanbegu nga Forca dhe dr Lilana Gjurashkoviq nga Fronti demokratik çfarë bënë Qeveria në këtë drejtim, ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq ka konstatuar që kjo ndërmarrje është në falimentim klasik, gjegjësisht që ajo është kompetencë e Gjykatës ekonomike. “Nëse dëshironi që kjo çështje të zgjidhet në mënyrës si doni ju, atëherë duhet të mendoni për ndryshimin e ligjeve ekzistuese”, tha ai.
Gjurashkoviq pyeti pse Qeveria nuk e ka njohur mundësinë e zhvillimit të Kripores, bleu paketën e aksioneve dhe të vazhdojë me prodhimin e kripës.
Nimanbegu shtoi që Kriporja për Ulqin është njëjtë si Kombinati i aluminit për Podgoricë.