Në Kuvendin e Malit të Zi mbrëmë, mbas tre ditë diskutime, është votuar votëbesimi i Qeverisë malazeze.
Për mbijetesë të kabinetit të kryeministrit Millo Gjukanoviq kanë votuar 42 deputetë, që është një votë më shumë se shumica e nevojshme.
Kjo do të thotë se Qeveria e Malit të Zi praktikisht ka mbijetuar me votat e dy deputetëve nga radhët e partive Shqiptare.