Kryetari i Komisionit për përcjelljen dhe kontrollin e procesit të privatizimit Janko Vuçiniq dhe zëvendës kryetari Branko Çavor, kanë mbajtur dje mbledhjen me kryetarin e Sindikatës komunal të Ulqinit Shefki Keko Lamoviqin, kryetarin e Sindikatit të hotelit “Otrant” AD Ulqin, Muzafer Suloviq dhe anëtarët e Këshillit ekzekutiv të Sindikatës së hotelit “Otrant” Ivo Lukiq, Dushko Popoviq dhe Amir Resulbegoviq.
Në takim punëtorët e hotelit “Otrant” nga Ulqini kanë njoftuar kryetarin dhe zëvendësin e kryetarit të Komisioni mbi problemet me të cilat ballafaqohen nga fillimi i privatizimit të Hotelit, është njoftuar nga Kuvendi i Malit të Zi.
Përfaqësuesit e Komisionit kanë arritur në përfundim që mbas marrjes së dokumentacionit nga institucionet kompetente në lidhje me procesin e privatizimit të hotelit “Otrant” AD Ulqin, do të caktojnë mbledhjen e Komisionit, e cila do ti dedikohet kësaj çështje.
E me kërkesë të NLB InterFinance bankës gjykimi i caktuar për sot në Gjykatën themelore në Ulqin, sipas padisë së punëtorëve të hotelit, është shtyrë për 28 maj.