Me kërkesë të disa deputetëve nga partitë në pushtet, sot është tërhequr nga procedura parlamentare Ligji për ullishtari, mëson Portali Ul-info. Ky akt juridik edhe vitin e kaluar ishte në procedurë, por poashtu është tërhequr dhe mbas kësaj janë bërë disa ndryshime.
Por, kjo siç duket nuk i ka kënaqur shumicën e deputetëve, kështu që tani nuk dihet kur ligji për ullishtari do të jetë prapë në rendin e ditës të Kuvendit të Malit të Zi.
Shoqatat e ullishtarëve gjatë punimit të Propozim ligjit shumë pak janë konsultuar. Nga Ulqini sidomos kanë kundërshtuar që për dallim nga Ligji ekzistues i vitit 1992, në propozimin e ligjit të tërhequr nuk shkruante që Ullishta në Valdanos, kompleksi më i madh në Adriatik, mbetet nën mbrojtjen e posaçme të shtetit.