Në Orën kryeministrore e cila në parlamentin malazez do të mbahet të hënën, më 23 dhjetor, kryetarit të Qeverisë së Malit të Zi Millo Gjukanoviq pyetje do ti shtrojnë dhe deputetët nga Ulqini.
“Cilat aktivitete do ti ndërmarr Qeveria e Malit të Zi në mënyrë që më mirë të shfrytëzohen resurset ekonomike dhe natyrore të Ulqinit”, do ta pyes kryeministrin në gjuhën shqipe deputeti Dritan Abazoviq.
Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu do ta pyes Gjukanoviqin se me miratimin dhe zbatimin e Ligjit të ri mbi të Mirat detare a do të ndryshoj kufiri i të mirave detare në Ulqin. “Cilët janë afatet më reale për zbatimin e këtij ligj”, do ta pyes Nimanbegu.