Kuvendi i MZ: VALDANOSI, MEGJITHATË, NËN MBROJTJE!

Valdanos 1Ministri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Petar Ivanoviq ka pranar propozimin  e grupit të deputetëve (Sulo Mustafiq, Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviq) dhe shoqatave të ullishtarëve nga Ulqini që edhe në Ligjin e ri për ullishtari Valdanosi të gëzojë shkallë të veçantë të mbrojtjes, mëson Portali Ul-info.

Për dallim nga ligji i vjetër nga viti 1992 i cili parashikonte që kjo gjë të bëhet në bazë të elaboratit të institucionit shkencor, Ullishta e Valdanosit, Ulliri i vjetër në Tivar dhe Ulliri i madh në Budva do të mbrohen në bazë të mendimit të Ministrisë.

Gati të gjithë deputetët gjatë diskutimit për këtë ligj kanë theksuar që Valdanosi duhet të mbrohet, ndërsa kishte edhe mendime që në Kuvendin e Malit të Zi është e nevojshme të bihet ligji i veçantë për mbrojtjen e këtij gjiri më të bukur në Adriatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…