Kuvendi: KARRIGA E LIRË PËR OJQ

Fuad HaxhibetiKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti është përgjigjur pozitivisht në letrën të cilën ia dërguan drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq dhe drejtori i OJQ “Horizonti i ri” Nazif Veliq mbi pjesëmarrjen e sektorit civil nëpërmjet institutit “karriga e lirë” në mbledhjet e parlamentit lokal.

Ato po ashtu kanë kërkuar nga Kuvendi komunal që përveç komisionit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për emërimin e rrugëve, vendbanimeve, shesheve dhe institucioneve, të formohet trup i ngjashëm për përmirësimin e pozitës së njerëzve me invaliditet dhe aftësi të kufizuara, si dhe që anëtarët e tyre të jenë përfaqësues të OJQ-ve.

Peroviq dhe Veliq kanë theksuar rëndësinë e formimit të Këshillit për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqeverisjes lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini dhe Tivari: Një qytet në dy lokacione

Gjeografia dhe historia, e njëjta plastikë e tokës, të njëjtat dhimbje, Mesdheu dhe ëndrrat e mëdha, gjithmonë i kanë lidhur Ulqinin dhe Tivarin. Nëse kësaj lidhjeje i shtohet edhe qëndrueshmëria kohore, e gjithë kjo së