Në vijim janë aktivitetet për sjelljen e Programit të punës së Kuvendit komunal të Ulqinit për vitin 2017, njoftohet nga ky institucion.
Prandaj, organizatat joqeveritare nga Ulqini janë të ftuara që të propozojnë sjelljen e akteve të përgjithshme, informatave, raporteve dhe akteve individuale juridike të cilat do të vendoseshin në Programin e punës.
Përndryshe, ky dokument miratohet në mbledhjen e parë të seancës pranverore, e cila fillon me 1 mars.